DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

IQMT në aksion kundër parregullsive në shitjet online – 23 inspektime brenda një dite

2 Nëntor 2026
A A
IQMT në aksion kundër parregullsive në shitjet online – 23 inspektime brenda një dite
Share on Facebook

Nën koordinimin e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), sot ka filluar aksioni i përbashkët me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), me qëllim të mbikëqyrjes së produkteve që tregtohen përmes platformave online.

Aksioni është përqendruar në inspektimin e produkteve që janë në proces të transportimit drejt konsumatorëve përmes shërbimeve postare, me fokus të veçantë në verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së bizneseve që ushtrojnë shitjen online.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve po verifikohet nëse bizneset janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), nëse për produktet e shitura lëshohet kupon fiskal, si dhe nëse produktet shoqërohen me deklaracionin përkatës të prejardhjes dhe dokumentacionin e kërkuar ligjor.

Në kuadër të këtij aksioni, “gjatë ditës së sotme janë angazhuar 11 ekipe inspektuese, të cilat kanë vepruar në tetë komunat kryesore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas rezultateve preliminare, “gjatë ditës së sotme janë realizuar gjithsej 23 inspektime, prej të cilave 6 lëndë janë përfunduar, ndërsa 17 lëndë mbeten në procedurë”.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me institucionet partnere, do të vazhdojë aktivitetet e tilla me qëllim të garantimit të konkurrencës së drejtë, mbrojtjes së konsumatorëve, parandalimit të praktikave të paligjshme tregtare dhe sigurimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi”, përfundon njoftimi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 108)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (490)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com