Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë gjatë kohës kur ata po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje.
Rasti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 13:25.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
