DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Opozita kritikon Qeverinë për mungesën e uniformave në Polici, Ramadani kërkon dorëheqjen e Sveçlës

3 Nëntor 2026
A A
Opozita kritikon Qeverinë për mungesën e uniformave në Polici, Ramadani kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Share on Facebook

Mungesa e uniformave në Policinë e Kosovës është raportuar se ka shtyrë ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë çështje, deputetët e opozitës kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke e cilësuar si qasje joserioze trajtimin e institucioneve të sigurisë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se mosfurnizimi me uniforma dhe kapela është skandaloz, duke kërkuar përgjegjësi nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Fatkeqësisht, këtu tregohet edhe serioziteti i pushtetit se në çfarë gjendje dinjitetin e policëve të Kosovës e trajtojnë dhe e paraqesin para publikut. Dhe me keqardhje, por me të vërtetë është skandaloze mosfurnizimi me uniformë dhe kapela, dhe ajo fatkeqësisht, ne duhet të merremi edhe si deputetë me kështu çështje që janë ndoshta sekondare. Dhe prandaj, sigurisht që duhet kërkuar përgjegjësi edhe nga Policia e Kosovës, por edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, se pse nuk janë furnizuar me uniformë Policia e Kosovës”, ka deklaruar Lushtaku.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se gjendja e kushteve të punës për policët është e mjerueshme.

Ai ka përmendur mungesën e uniformave dhe pajisjeve elementare, jelekëve antiplumb, gomave të dimrit për veturat e policisë, si dhe pamjaftueshmërinë e automjeteve policore.

“Është fatkeqësi qeverisja e keqe e ministrit Xhelal Sveçla në Ministrinë e Brendshme e sidomos në raport me policinë. Këto situata janë të pashpjegueshme për këdo që mendon normalisht, sepse janë procese të cilat është dashur të kryhen me kohë. Gjendja e kushteve të punës për policët e Kosovës është e mjerueshme, fatkeqësisht, dhe nuk është hera e parë që e them, se mungesa e uniformave, e pajisjeve elementare individuale që u duhen policëve, shufra, shufra e gomës e të tjera, janë në mungesë. I mungojnë policëve. Edhe kur ata duhet me i ndërruar uniformën njëri-tjetrit, apo kur gjeneratat e reja të policëve nuk kanë një jelek antiplumb edhe më tutje, apo kur jelekët antiplumb kanë skaduar prej afatit, apo gomat e dimrit për veturat e policisë, për ato që janë vetura, kanë kaluar dhe tenderi është anuluar. Apo kur veturat e policisë janë të pamjaftueshme e madje policët prej pagës vetë detyrohen që t’i rregullojnë, qoftë t’ia bëjnë edhe shërbimin e rregullt. Pra jemi duke folur për një gjendje të mjerueshme të qeverisjes së MPB-së dhe Policisë, dhe e mendoj që boll e boll ministri Xhelal Sveçla duhet të ikë nga kjo detyrë, si thuhet një orë e më përpara, sepse dëmi ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë është jashtëzakonisht i madh”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani ka paralajmëruar se do të kërkojë sqarime edhe për lëvizjen e drejtorëve brenda Policisë së Kosovës, duke thënë se do të kundërshtojë çdo ndërhyrje me motive politike në këtë institucion.

“Ne do të duhet, edhe si anëtar i Komisionit për Siguri, sigurisht që do të kërkoj sqarim dhe informim të plotë mbi lëvizjet brenda Policisë së Kosovës. Nëse ato janë për shkak të procedurave profesionale apo konceptimit profesional, edhe është e kuptueshme, sepse në institucionet e sigurisë mund të ndodhin këto ndryshime. Por nëse ka motive të tjera që mund të jenë politike, atëherë do ta ngre zërin maksimalisht. Ajo që është me rëndësi është që funksionaliteti operativ i Policisë të ruhet. Dhe gjatë këtyre viteve të fundit, ministri Xhelal Sveçla është sjellë si komandant i Policisë dhe jo si ministër dhe rrjedhimisht e ka shkelur autonominë operative të Policisë së Kosovës”, ka thënë Ramadani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 147)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (491)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com