DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sazan Ibrahimi: Komunat marrin pjesë më të vogël të buxhetit të shtetit në vitin 2027

3 Nëntor 2026
A A
Sazan Ibrahimi: Komunat marrin pjesë më të vogël të buxhetit të shtetit në vitin 2027
Share on Facebook

Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kritikuar ndarjen buxhetore për komunat për vitin 2027, duke vlerësuar se, pavarësisht rritjes nominale të buxhetit, komunat do të kenë më pak fuqi reale financiare.

Sipas Ibrahimit, buxheti i komunave rritet nga 867.6 milionë euro në vitin 2026 në 908 milionë euro në vitin 2027, por pjesëmarrja e tyre në buxhetin e përgjithshëm bie nga 21.7 në 21.3 për qind.

Ai thekson se, nëse inflacioni vazhdon me ritmin aktual dhe rritja e pagave nga korriku mbulohet nga kjo shumë, mjetet reale në dispozicion për investime, mirëmbajtje dhe shërbime mund të jenë rreth 12.6 milionë euro më të ulëta, apo 2.8 për qind më pak se në vitin paraprak.

Reagimi i plotë:

“Buxheti rekord”, por më pak në % për komunat: nga 21.7% në vitin 2026 në 21.3% në vitin 2027

Buxheti i komunave rritet nga 867.6 milionë euro më 2026 në 908 milionë euro më 2027, ose vetëm 4.66%. Por pjesëmarrja e komunave në buxhetin e përgjithshëm bie nga rreth 21.7% në vitin 2026 në 21.3% në vitin 2027. Pra, komunave u ndahet një pjesë më e vogël e buxhetit të shtetit.

Nëse inflacioni vazhdon në nivelin e njejtë si hjatë këtyre muajve të fundit dhe rritja e koeficientit të pagave nga korriku mbulohet brenda kësaj shume, përllogaritja orientuese tregon se fuqia reale blerëse e mjeteve jashtë pagave bie nga rreth 445.6 milionë euro më 2026 në 433 milionë euro më 2027. Kjo nënkupton rreth 12.6 milionë euro, ose 2.8%, më pak mundësi reale për investime, mirëmbajtje dhe shërbime.

Këtij presioni i shtohen detyrimet nga kontratat kolektive. Sipas të dhënave të AKK-së, vetëm gjatë vitit 2026 komunave u janë marrë rreth 100 milionë euro përmes ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Vazhdimi i këtyre tërheqjeve edhe më 2027 do ta ngushtonte më tej hapësirën për investime.

Komunat kanë nevojë për më shumë fuqi financiare për t’u shërbyer qytetarëve. Shifrat rekord në letër nuk e kompensojnë zvogëlimin e pjesëmarrjes në buxhet dhe humbjen e fuqisë blerëse.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 154)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com