Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, i shoqëruar nga prokurori i çështjes “Dehari”, Bekim Kodraliu, ka zhvilluar një takim me familjen e të ndjerit Astrit Dehari.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Gashi dëgjoi nga afër shqetësimet e familjarëve, ndërsa garantoi se rasti do të trajtohet me profesionalizëm të lartë, seriozitet dhe me respektim të plotë të ligjit.
Ndër të tjera, në komunikatë thuhet se, Gashi ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional dhe se do të angazhohet maksimalisht që, brenda kompetencave dhe autorizimeve të tij ligjore, kjo çështje penale të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marr epilog përfundimtar.
