DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Babai i Diana Kastratit ‘‘skeptik’’ për drejtësinë: Mirë që u ngrit aktakuza

3 Nëntor 2026
A A
15 vjet pas krimit, Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit
Share on Facebook

Babai i Diana Kastratit, Gëzimi, ka thënë se vazhdon të jetë skeptik sa i përket drejtësisë, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përgatitur dosjen e aktakuzës në mungesë ndaj ish-partnerit të vajzës së tij, e cila u vra para 15 vjetësh.

“Është iniciativë e mirë që ka filluar në mungesë. Shpresoj që të marrë një epilog, ashtu siç duhet të jetë. Kryesi ta marrë dënimin e merituar. Uroj që këto raste të mos përsëriten. Për fat të keq, këto raste nuk po ndalen”, ka thënë ai.

I pyetur nëse i janë rritur shpresat për drejtësi, babai i Dianës është shprehur se ende nuk ka besim të plotë në këtë proces.

“Akoma jam skeptik. Por s’kemi çka të bëjmë tash. Jemi duke jetuar në një vend të tillë dhe, siç po rrjedhin gjërat, akoma nuk ka ndonjë mendim të gjyqësisë që akoma është duke punuar. Akoma jam skeptik, por duhet ta pranoj”, është shprehur ai.

Ai ka treguar gjithashtu se familja nuk ishte njoftuar më herët për arsyet e mosngritjes së aktakuzës, përveç thirrjes së fundit telefonike, përmes së cilës ishte njoftuar për pranimin e një shkrese lidhur me gjykimin në mungesë.

“Jo, të them të drejtën, nuk më kanë njoftuar asnjëherë. Përveç herën e fundit, që më kanë thirrur përmes telefonit dhe e kam pranuar një shkresë për gjykim në mungesë. Më herët s’kam pasur kurrfarë thirrje as njoftimi”, ka deklaruar ai.

Seanca për shqyrtimin kryesor të rastit të Dianës është caktuar të mbahet më 10 nëntor, në orën 09:30.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 170)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com