Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit politik ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke bërë të qartë se, sipas tij, kjo çështje tashmë është e mbyllur për partinë që përfaqëson.
Në një intervistë në emisionin “Forum” në DTV Media, Haziri ka deklaruar se LDK-ja nuk mund të pranojë të trajtohet si një subjekt politik që çdo ditë merr oferta të reja për bashkëpunim.
“Ne nuk mundemi me u pranu me u trajtu si familje politike që aktraktohesh me oferta përditë. Kjo çështje për neve është e mbyllur”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e LDK-së në procesin e zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar atë si pjesëmarrje ceremoniale.
Sipas Hazirit, zhvillimet e fundit politike nuk lënë më hapësirë për diskutime të reja rreth bashkëpunimit me Vetëvendosjen.
Me këtë deklaratë, Haziri ka përcjellë qëndrimin se LDK-ja nuk e sheh më si opsion bashkëpunimin me LVV-në në rrethanat aktuale politike.
