DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Marta Kos: Bashkimi Evropian po dialogon me Qeverinë e Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Specialen

4 Nëntor 2026
A A
Marta Kos: Bashkimi Evropian po dialogon me Qeverinë e Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Specialen
Share on Facebook

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar se amendamentet e propozuara për Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës mund të rrezikojnë përparimin e vendit në procesin e reformave evropiane.

Ajo bëri të ditur se Komisioni Evropian është tashmë në dialog me Qeverinë e Kosovës lidhur me këto amendamente, ndërsa shprehu shpresën që institucionet e reja të mundësojnë avancimin e vendit.

“Tash me qeverinë e re, shpresoj që shteti ta ketë mundësinë të ecë para. Amendamentet në Ligjin për Specialen rrezikojnë ta minojnë çdo përparim, por tashmë jemi në dialog sa i përket këtyre amendamenteve me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Duke folur për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, Kos ka theksuar se hapi i ardhshëm është arritja e pajtimit mes 27 shteteve anëtare të BE-së, në mënyrë që ato t’i kërkojnë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Ajo ka përsëritur se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë këtë hap, por ka theksuar se për të siguruar mbështetjen e shteteve anëtare, Kosova duhet të ruajë stabilitetin institucional dhe të shënojë rezultate konkrete në reforma.

“Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Por për t’i bindur shtetet anëtare, Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme, siç i ka tash, dhe përparim në reforma dhe sa më i fortë përparimi në reforma edhe më i fuqishëm do të jetë rasti i Kosovë për të ecur përpara”, ka thënë ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 190)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com