DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” – qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë

4 Nëntor 2026
A A
“Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” – qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë
Share on Facebook

Protesta në Prishtinë në reagim ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt po vazhdon edhe sot, me qytetarë të indinjuar që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastin që ka tronditur opinionin publik.

Me thirrjet “Arlinda nuk u mbrojt nga shteti”, “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë”, dhe “Ata njerëz kanë me u përgjigj”, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj institucioneve, duke kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për mosmbrojtjen e saj të japin llogari.

Protesta po mbahet në shenjë revolte ndaj dështimit institucional për ta mbrojtur Arlindën, e cila paraprakisht ishte paraqitur në polici për të raportuar dhunën në familje, para se të vritej.

Pjesëmarrësit kërkojnë që rasti të mos përfundojë vetëm me reagime publike, por të pasohet me hetime të plota dhe masa konkrete ndaj secilit zyrtar që mund të ketë neglizhuar përgjegjësitë e tij.

Protestuesit po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie nga institucionet, duke theksuar se dështimet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje mund të kenë pasoja fatale.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 190)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com