DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shpend Ahmeti kritikon qasjen ekonomike të LVV-së: Kosova po shpërndan para që nuk po i krijon vetë, Kurti po ia bën gropën vetes

4 Nëntor 2026
A A
Shpend Ahmeti kritikon qasjen ekonomike të LVV-së: Kosova po shpërndan para që nuk po i krijon vetë, Kurti po ia bën gropën vetes
Share on Facebook

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për orientimin ideologjik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qasjen e saj ndaj ekonomisë, duke vënë në pah dallimin mes rishpërndarjes së parasë dhe krijimit të zhvillimit ekonomik.

Në emisionin “Forum” në DTV Media, Ahmeti ka treguar se një nga arsyet pse kishte qenë pjesë e Vetëvendosjes ishte bindja në parimin e shpërndarjes më të drejtë të buxhetit dhe të të mirave publike te qytetarët.

Megjithatë, sipas tij, problemi qëndron te fakti se Kosova po bën rishpërndarje të parasë, por nuk po arrin të krijojë zhvillim të mjaftueshëm ekonomik.

Ai ka theksuar se vendi po shpërndan mjete financiare që nuk po i krijon vetë përmes prodhimit dhe zhvillimit të ekonomisë vendore.

Për ta ilustruar këtë, Ahmeti ka përmendur edhe shtesat për fëmijë, duke thënë se është e natyrshme që qytetarët t’i mirëpresin këto përfitime.

“Nëse i pyet 100 kosovarë a është mirë me marrë shtesa për fëmijë, të gjithë kanë me thënë po”, është shprehur ai, duke nënvizuar se përfitimet e tilla janë të mirëseardhura për familjet, por duhet parë edhe se si krijohen të ardhurat që mundësojnë këto pagesa.

Në këtë kontekst, Ahmeti ka treguar edhe për një bisedë me kryeministrin Albin Kurti, të cilit, sipas tij, i kishte tërhequr vërejtjen për pasojat afatgjata të kësaj qasjeje ekonomike.

Ai ka thënë se ia kishte bërë të qartë Kurtit se, nëse ekonomia nuk prodhon pasuri të re, do të vijë një kohë kur nuk do të ketë më mundësi për të shpërndarë para.

Qëndrimi i Ahmetit lidhet me kritikën e tij se politikat sociale dhe rritja e përfitimeve financiare duhet të shoqërohen me investime kapitale, forcim të prodhimit vendor dhe krijim të vendeve të reja të punës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com