DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“A po mundeni me e përballu muajin?” – Shpend Ahmeti flet për krizën që po rëndon qytetarët!

4 Nëntor 2026
A A
“A po mundeni me e përballu muajin?” – Shpend Ahmeti flet për krizën që po rëndon qytetarët!
Share on Facebook

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka folur për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballen qytetarët në Kosovë, si pasojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

Ahmeti ka ngritur një pyetje që, sipas tij, duhet të jetë në qendër të debatit për gjendjen ekonomike në vend: A po arrijnë qytetarët, edhe ata që janë të punësuar, ta përballojnë muajin me pagat që marrin, pa u futur në krizë financiare para përfundimit të tij?

Ai ka theksuar se nëse kjo është sfiduese për personat që kanë një vend pune dhe marrin pagë të rregullt, situata bëhet edhe më shqetësuese për ata që janë të rrezikuar nga papunësia, veçanërisht punëtorët e sektorit privat.

Sipas Ahmetit, rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve po e vështirëson gjithnjë e më shumë menaxhimin e buxhetit familjar. Ai ka vënë në pikëpyetje se si mund t’ia dalin qytetarët deri në fund të muajit, nëse pagën e marrin që në ditët e para, por shpenzimet e përditshme ua shterojnë të ardhurat shumë më herët.

Në këtë kontekst, Ahmeti ka ngritur edhe shqetësimin për muajt në vijim, duke pyetur se si do të mund të përballohen gjashtë muajt e ardhshëm nëse vazhdon i njëjti presion nga rritja e çmimeve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com