DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

5 Nëntor 2026
A A
Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës
Share on Facebook

Pesë kadetë të Kosovës kanë përfunduar studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë, ndërsa pas diplomimit do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve, e cila është mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin.

Sipas Maqedoncit, në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues ushtarakë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Ministri ka bërë të ditur se Xheto Kelmendi është diplomuar në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nika në logjistikë, Gentri Azemi në IT ushtarake, ndërsa Lavdim Sylejmani dhe Betim Elshani në polici ushtarake.

Pas përfundimit të studimeve, pesë të diplomuarit do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës, ku do t’i shërbejnë vendit me njohuritë dhe përgatitjen e fituar gjatë studimeve në Gjermani.

Maqedonci ka bërë të ditur se deri më tani 18 kadetë kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake gjermane, ndërsa 16 të tjerë po vazhdojnë studimet në akademi të ndryshme të këtij shteti.

Ai ka theksuar gjithashtu se, përmes programit Military Training Assistance, mbi 80 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Gjermani.

Sipas ministrit, ky bashkëpunim po kontribuon në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 220)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com