DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Mali i Zi e Shqipëria avancojnë, Kosova mbetet prapa

5 Nëntor 2026
A A
Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Mali i Zi e Shqipëria avancojnë, Kosova mbetet prapa
Share on Facebook

Mali i Zi mund të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, me synimin që anëtarësimi të realizohet në vitin 2028. Ndërkohë, Shqipëria synon t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, kurse Kosova vazhdon të mbetet pa një afat konkret për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Sipas raportimit të mediumit zviceran Watson, duke iu referuar vlerësimit të ri të Komisionit Evropian, Mali i Zi mund t’i përmbyllë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2026.

Nëse përmbushen kushtet e kërkuara, marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027, ndërsa pranimi i vendit në BE mund të realizohet në vitin 2028.

Sa i përket Shqipërisë, Komisioni Evropian vlerëson se përfundimi i negociatave deri në fund të vitit 2027 është i mundshëm, por kjo kërkon vazhdimin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Tirana tashmë ka hapur edhe grupkapitullin e fundit të negociatave, duke hyrë në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit.

Ndryshe paraqitet situata për Kosovën, ku procesi i integrimit evropian vazhdon të mos ketë një afat konkret për hapat e ardhshëm. Sipas raportit të Komisionit Evropian, për vendin nuk është përcaktuar ende një udhërrëfyes konkret për fazat e mëtejshme të anëtarësimit, ndryshe nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Për më tepër, procesi i reformave të lidhura me integrimin evropian është ngadalësuar për shkak të krizës së zgjatur institucionale.

Brukseli vlerëson se Kosova ka shënuar disa përparime, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Megjithatë, vendit i kërkohen hapa të mëtejshëm në funksionimin e sistemit të drejtësisë, respektimin e të drejtave themelore dhe zbatimin e obligimeve që dalin nga dialogu me Serbinë.

Një zhvillim i rëndësishëm për Kosovën është edhe vendimi i Komisionit Evropian për heqjen e masave ndaj vendit, pas ndryshimeve në qeverisjen lokale në veri.

Ky vendim ka mundësuar rifillimin e bashkëpunimit përmes mekanizmave të procesit të Stabilizim-Asociimit, si dhe vazhdimin e asistencës financiare.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se është i gatshëm të përgatisë opinionin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Këshilli i BE-së.

Ndërkohë, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 21 nga 33 kapitujt e negociatave dhe konsiderohet vendi më i avancuar në mesin e shteteve kandidate.

Pas tij renditet Shqipëria, ndërsa Kosova vazhdon të përballet me pengesa institucionale dhe politike në rrugën drejt integrimit evropian.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor po merr rëndësi të re strategjike për Brukselin. Megjithatë, raporti i fundit dëshmon se vendet e rajonit nuk po ecin me të njëjtin ritëm dhe se perspektiva evropiane e secilit prej tyre mbetet e lidhur ngushtë me përmbushjen e reformave dhe kushteve të kërkuara.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 220)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com