DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama i përgjigjet Kërçelit për akuzat për keqpërdorim në kontratën 10-milionëshe të ndriçimit “Smart”

6 Nëntor 2026
A A
Gjykata Supreme i reagon Përparim Ramës: Shmangni presionin, respektoni pavarësinë tonë
Share on Facebook

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ka akuzuar deputetin e Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, duke thënë se po bën show politik me akuzat për keqpërdorim në kontratën për ndriçim publik “Smart”.

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Kërçeli, ditëve të shkuara e ka akuzuar Komunën e Prishtinës për keqpërdorim në kontratën 10-milionëshe për ndriçim publik.

“Shiriti që po e shihni në foto është shiriti i famshëm që ka kushtuar herë 19 e herë 8.5 euro metri gjatësi”, ka shkruar Kërçeli në një postim në Facebook.

Sipas Kërçelit ky shirit kushton shumë më lire sesa që u është faturuar qytetarëve të Prishtinës.

Por Rama ka thënë se Kërçeli po e mashtron opinionin kur e paraqet çmimin e një shërbimi si çmim të një shiriti.

“8.50 euro për metër përfshijnë: Furnizimin me material. Transportin. Angazhimin dhe punën e punonjësve të kompanisë. Shtrirjen dhe vendosjen e shiritit në kanalin përkatës nga punonjësit kompetentë. Garancinë për 10 vjet, sipas kushteve të kontratës. Mirëmbajtjen për 10 vjet, sipas nevojës, pa kosto shtesë. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)”, ka shkruar Rama në postimin që e ka titulluar “Sqarim për show-n e radhës politik me ‘shirit’”.

Ai ka thënë se krejt këto shërbime me i paraqitë vetëm si çmim të një “shiriti” është veprim i ulët.

Sipas tij kjo procedurë e prokurimit është trajtuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), auditorët e brendshëm, auditorët e jashtëm dhe hetuesia.

Ai e ka akuzuar partinë në pushtet për invazion e sulme ndaj tij.

“Nëse Ilir Kërçeli mendon që është më i dijshëm se të gjitha këto institucione dhe organe kompetente, le t’na kallxon! … E di që pas deklaratave të mia për kryeministrin do të ketë invazion sulmesh ndaj meje, por më lejoni t’ju rikujtoj se do të kujdesem që për secilën shpifje ta ndjek rrugën ligjore”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”, për të cilën pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 276)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com