DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA

6 Nëntor 2026
A A
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Share on Facebook

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar zyrtarisht dorëzimin e aplikimit për përfshirjen e Kosovës në hapësirën gjeografike të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Ky proces synon lehtësimin e konsiderueshëm dhe uljen e kostove të transaksioneve financiare ndërkufitare me vendet e Bashkimit Evropian, duke shënuar një hap kyç drejt integrimit ekonomik dhe financiar të vendit.

Sipas BQK-së, dorëzimi i këtij aplikimi vjen si rrjedhojë e reformave intensive ligjore dhe rregullative të ndërmarra gjatë viteve të fundit. Përgatitja për anëtarësim në SEPA është përcaktuar si një nga objektivat kryesore institucionale në kuadër të Planit Strategjik 2024–2028.

Në njoftim sqarohet se ky hap shënon nisjen e fazës së shqyrtimit dhe vlerësimit nga organet përkatëse evropiane, por nuk nënkupton pranimin automatik në këtë mekanizëm.

Aplikimi i Kosovës do t’i nënshtrohet një procesi të detajuar të vlerësimit të përputhshmërisë së kornizës ligjore vendore me kërkesat e SEPA-s. Vetëm pas marrjes së një vendimi pozitiv, do të vijojnë procedurat teknike për pjesëmarrjen e institucioneve financiare të Kosovës në skemat përkatëse të pagesave.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 303)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com