DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ejupi tregon pse Kosova po përballet me konsum të lartë të rrymës

6 Nëntor 2026
A A
Ejupi tregon pse Kosova po përballet me konsum të lartë të rrymës
Share on Facebook

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), në emisionin “Forum” në DTV Media ka folur për konsumin e lartë të energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se ngrohja e shtëpive gjatë dimrit është një nga arsyet kryesore të këtij konsumimi.

Sipas Ejupit, qytetarët e Kosovës në masë të madhe janë të detyruar të përdorin energjinë elektrike për ngrohje, pasi në shumicën e qyteteve mungojnë alternativat e tjera për furnizim me ngrohje qendrore.

Ai ka theksuar se çdo vit në Kosovë ndërtohen dhe lëshohen në shfrytëzim së paku 2 mijë njësi të reja banimi, të cilat, në mungesë të alternativave të tjera, mbështeten kryesisht te energjia elektrike për ngrohje.

Ejupi ka përmendur se përveç Termokosit në Prishtinë dhe sistemit të ngrohjes në Gjakovë, qytetet e tjera të Kosovës nuk kanë ngrohtore qendrore. Për këtë arsye, sipas tij, qytetarët duhet të gjejnë mënyra të tjera për t’u ngrohur, ku energjia elektrike mbetet një nga burimet kryesore.

Ai ka ngritur gjithashtu çështjen e rritjes së konsumit gjatë festave të fundvitit, kur në Kosovë kthehen shumë bashkatdhetarë nga diaspora. Sipas Ejupit, ardhja e mërgimtarëve dhe shtimi i numrit të banorëve nëpër shtëpi gjatë kësaj periudhe ndikojnë në rritjen e kërkesës për energji elektrike.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 320)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com