DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

7 Nëntor 2026
A A
E goditi me shuplakë në fytyrë, gruaja zbulon se s’ishte hera e parë – bashkëshorti denoncohet për dhunë në Prishtinë, por lirohet
Share on Facebook

10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rastet përfshijnë dhunë psikike dhe fizike, kanosje ndaj familjarëve, si dhe dëmtim të pronës. Policia ka arrestuar e ndaluar disa persona nga komuna të ndryshme të vendit.

Raporti i policisë për dhunë në familje:

DHUNË NË FAMILJE

· Fushë Kosovë 06.11.2026 – 05:00. Është raportuar se prindi- i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka probleme psikike, ka kanosur familjarët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

· Prishtinë 06.11.2026 – 12:55. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima dhe i dyshuari kishin bashkëjetuar më parë dhe kanë dy fëmijë të përbashkët. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Gllogoc 06.11.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

KANOSJE

· Fushë Kosovë 06.11.2026 – NN. Është raportuar se ankuesja femër kosovare, se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe ofenduar përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 06.11.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte kanosur motrën dhe babanë e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Kaçanik 06.11.2026 – 22:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë në familje. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE

Pejë 06.11.2026 – 17:30. Një mashkull dhe tri femra kosovarë, janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Si pasojë e lëndimeve të pësuara njëra nga të dyshuarat e përfshira ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 06.11.2026 – 13:28. Policia është njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes si dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 06.11.2026 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri 05.11.2026 – 21:40. Lidhur me rastin, më 06.11.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 320)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com