Kosova drejt investimeve të reja në energjinë e erës, hapen ofertat financiare
Ministria e Ekonomisë ka mbajtur ceremoninë e hapjes publike të ofertave financiare në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar prej 50 deri në 100 megavat (MW).
Në këtë fazë janë hapur ofertat financiare të dy ofertuesve që kanë kaluar vlerësimin e kushteve ligjore dhe propozimeve teknike, ndërsa fituesi do të përcaktohet në bazë të çmimit më të ulët të ofruar për megavat-orë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se ankandi i erës është vazhdim i përvojës nga ankandi i parë solar prej 100 megavatësh, ndërsa theksoi se nga tri ofertat e pranuara, dy janë kualifikuar për fazën financiare.
