DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Visar Ymeri sfidon narracionin e Kurtit për kthimin e mjekëve: Mbi 250 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova

10 Nëntor 2026
A A
Visar Ymeri për protestat në Shqipëri: Pabarazia nuk është akumuluar brenda natës
Share on Facebook

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për kthimin e mjekëve nga diaspora në Kosovë, duke e vendosur këtë çështje në kontekstin më të gjerë të emigrimit të qytetarëve.

Ymeri ka rikujtuar se që nga viti 2021, sipas shifrave që ai përmendi, mbi 250 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si kryeministri po e paraqet kthimin e 171 mjekëve gjatë vitit 2025 si një zhvillim pozitiv.

Ai ka vënë në pikëpyetje se çfarë mesazhi dëshiron të përcjellë Kurti me këtë deklaratë, kur në anën tjetër vazhdon të jetë shqetësues largimi i qytetarëve dhe profesionistëve nga vendi.

Sipas Ymerit, opozita nuk duhet të kufizohet vetëm në reagime ndaj deklaratave apo veprimeve të Qeverisë. Ai konsideron se opozita duhet të ndërtojë një narracion të qartë politik, përmes të cilit qytetarëve do t’ua shpjegonte se ku, sipas saj, po gabon Qeveria dhe cilat do të duhej të ishin zgjidhjet alternative.

Për Ymerin, nuk mjafton që opozita vetëm të kundërshtojë një deklaratë të kryeministrit, por duhet të shpjegojë se si është dashur të trajtohen problemet, çfarë hapash konkretë duhej të ndërmerreshin dhe çfarë politike do të ndiqte ajo në raport me këto çështje.

Deklarata e tij vjen pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti më 7 nëntor, në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, ku ai deklaroi se gjatë vitit 2025, 171 mjekë ishin kthyer në Kosovë për të jetuar dhe punuar.

Ndërkohë, të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se nga viti 2021 deri në mars të vitit 2026 janë lëshuar 766 certifikata të etikës profesionale për mjekët që kanë kërkuar dokumentacion për përdorim jashtë vendit. Kjo shifër nuk nënkupton domosdoshmërisht se të gjithë këta mjekë janë larguar përfundimisht nga Kosova.

Kështu, çështja e emigrimit dhe kthimit të profesionistëve shëndetësorë po bëhet pjesë e debatit politik, ndërsa deklarata e Ymerit rikthen në vëmendje edhe rolin e opozitës në paraqitjen e alternativave konkrete për qytetarët.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 452)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com