DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Visar Ymeri: Kosova po përballet me inflacion të lartë, pakënaqësia qytetare mund të shpërthejë

10 Nëntor 2026
A A
Visar Ymeri: Kosova po përballet me inflacion të lartë, pakënaqësia qytetare mund të shpërthejë
Share on Facebook

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka vlerësuar se pakënaqësia qytetare në Kosovë është duke u rritur, duke paralajmëruar se kjo gjendje mund të marrë edhe formën e protestave, nëse shqetësimet e qytetarëve vazhdojnë të mos marrin përgjigje.

Ymeri ka thënë se nuk mund të përcaktohet nëse protestat do të ndodhin së shpejti apo pas një periudhe të caktuar, por sipas tij, pakënaqësia po grumbullohet dhe një ndër faktorët kryesorë që mund ta shtojë atë është gjendja ekonomike dhe rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës.

Ai është ndalur veçanërisht te inflacioni në Kosovë, duke theksuar se vendi po përballet me një nivel shumë të lartë të rritjes së çmimeve, jo vetëm në raport me rajonin, por edhe me vendet evropiane.

Sipas tij, qytetarët nuk mund ta përballojnë pafundësisht këtë situatë, sidomos kur çmimet rriten dhe barra ekonomike rëndon gjithnjë e më shumë mbi familjet.

Ymeri ka lënë të kuptohet se pakënaqësia nuk duhet parë vetëm si reagim ndaj një vendimi apo zhvillimi të caktuar politik, por edhe si rezultat i problemeve të përditshme me të cilat përballen qytetarët, nga shpenzimet për ushqim e energji deri te transporti dhe shërbimet e tjera.

Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të publikuara më 10 nëntor 2026, tregojnë se inflacioni vjetor në tetor ka arritur në 7.1 për qind. Edhe pse krahasuar me shtatorin nuk pati rritje të përgjithshme mujore, disa kategori kanë shënuar shtrenjtim të ndjeshëm.

Veçanërisht, transporti është shtrenjtuar për 21.5 për qind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, ndërsa strehimi, uji dhe energjia elektrike për 9.7 për qind. Edhe ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë shënuar rritje prej 3.2 për qind.

Në fund të diskutimit, Ymeri ka dhënë një mesazh paralajmërues për zhvillimet e mundshme në vend, duke theksuar se pakënaqësia nuk mund të mbahet e shtypur pafundësisht. Ai i është referuar edhe një vargu nga një këngë që, sipas tij, e pëlqen shumë: “Nuk mundesh me rrejtë gjithë jetën.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 454)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com