DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata në Pejë jep detaje se pse seanca ndaj Jeton Sylajt të enjten do të mbahet e mbyllur për publikun

11 Nëntor 2026
A A
Gjykata në Pejë jep detaje se pse seanca ndaj Jeton Sylajt të enjten do të mbahet e mbyllur për publikun
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që shqyrtimi fillestar në çështjen penale ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlinda Zekajt, të mbahet pa praninë e publikut.

Vendimi është marrë më 10 nëntor 2026, ndërsa seanca është caktuar të mbahet më 12 nëntor, nga ora 11:00.

Sipas aktvendimit të Gjykatës vendimi për përjashtimin e publikut është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, veçanërisht të një fëmije të mitur të përfshirë në këtë çështje.

Kërkesa për mbylljen e seancës është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të zhvillohet pa praninë e publikut, duke argumentuar se gjatë procedurës do të trajtohen informacione të ndjeshme që lidhen me jetën private dhe familjare të personave të përfshirë.

Prokuroria ka përmendur, ndër të tjera, deklarimet e të pandehurit dhe palës së dëmtuar, raportet e bashkëbisedimeve me fëmijën e mitur, raportin psikologjik dhe video-incizimet që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykata ka bërë të ditur se mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtësja e të pandehurit e kanë përkrahur kërkesën e Prokurorisë dhe kanë dhënë pëlqimin që seanca të mbahet pa praninë e publikut.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se vepra penale për të cilën është ngritur aktakuza, “Kanosja”, dyshohet se është kryer në kuadër të marrëdhënieve familjare dhe ndaj një anëtari të familjes.

Gjykata ka vlerësuar se ekspozimi publik i rrethanave dhe provave të kësaj çështjeje mund të cenojë privatësinë dhe dinjitetin e personave të përfshirë, me theks të veçantë interesin më të mirë të fëmijës së mitur.

Jeton Sylaj është i akuzuar për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Aktakuza ndaj tij është ngritur më 23 tetor 2026 nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Vendimi për mbylljen e seancës është marrë në bazë të nenit 289, paragrafi 3, nënparagrafi 3.2, dhe nenit 291 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 786)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 476)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (499)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com