Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2,278 tiketa trafiku për kundërvajtje të rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 36 aksidente trafiku, prej tyre 25 me dëme materiale dhe 11 me të lënduar. Policia nuk ka raportuar për asnjë aksident me fatalitet.
Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë arrestuar 19 persona. 15 janë dërguar në mbajtje, 1 në vuajtje të dënimit ndërsa nuk është raportuar për asnjë person në ndalim policor.
