DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tahiri për Raportin e Progresit: Nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

11 Nëntor 2026
A A
Tahiri për Raportin e Progresit: Nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës
Share on Facebook

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka shprehur kritika ndaj gjendjes aktuale institucionale në vend dhe mungesës së progresit në zbatimin e reformave, gjatë diskutimit në Kuvend për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.

Gjatë fjalës së tij, Tahiri ka theksuar se raporti i Komisionit Evropian duhet të konsiderohet si një pasqyrë e progresit të shtetit dhe jo si dokument që i shërben interesave të ndonjë subjekti politik.

“Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 nuk është dokument i opozitës, nuk është dokument i PDK-së, i LDK-së, i Aleancës. Nuk është shkruar për t’i shërbyer interesit të asnjë partie politike, është një vlerësim i progresit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka nënvizuar se vërejtjet e institucioneve evropiane lidhur me demokracinë, sistemin e drejtësisë, ekonominë dhe funksionimin institucional duhet të merren seriozisht nga institucionet e vendit.

Sipas tij, qeveria duhet të reflektojë për këto kritika dhe të marrë përgjegjësi për gjendjen e krijuar, në vend që të mundohet t’i relativizojë ato përmes arsyetimeve dhe propagandës.

“Përgjigjja e një qeverie serioze nuk mund të jetë arsyetimi, duhet të jetë reflektimi. Nuk mund të jetë propaganda, duhet të jetë përgjegjësia”, ka thënë ai.

Në vazhdim të deklaratës së tij, Tahiri ka veçuar disa prej problemeve që, sipas tij, paraqesin shqetësim për vendin, përfshirë bllokadën e gjatë institucionale, dobësimin e mekanizmave të kontrollit dhe mungesën e mbikëqyrjes së duhur ndaj ekzekutivit.

Ai ka konsideruar se këto çështje shkojnë përtej vërejtjeve administrative dhe lidhen drejtpërdrejt me standardet demokratike dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit në Kosovë.

“Demokracia matet me mënyrën se si ushtrohet pushteti mes dy palëve, matet me respektimin e Kushtetutës, me funksionimin e Kuvendit, me pavarësinë e institucioneve dhe gatishmërinë e shumicës për t’u përgjigjur para qytetarëve”, ka deklaruar Tahiri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 788)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 508)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (500)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com