Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca gjatë debatit në Kuvend për Raportin e Progresit.
Pasi Konjufca i arsyetoi ngecjet në reforma me bllokadën politike, deputetja Lushaku-Sadriu reagoi menjëherë.
Lushaku-Sadriu ia përmendi shpërndarjen e parave në periudha elektorale, të cilën e cilësoi si blerje votash.
Ajo kritikoi edhe mungesën e një ministri për Integrim Evropian.
“Kush e ka ndaluar Ministrinë e Arsimit? Çfarë kompetencash i duhen shtesë për rigjorganizim të shkollave? Kërkush nuk e kishte kritikuar.
Tjetri fakt që e përmende krizën politike, po mundohesh me ia gjuajt krizës e zgjedhjeve. Ky raport e kritikon shpërndarjen lineare të parave në kohë zgjedhjesh, për të mos thënë blerje votash. Nuk e përmende korrupsionin, përderisa veç Qeveria vetë, edhe me kompetenca të plota, ka mundur ta sjellë strategjinë kundër korrupsionit. Po e merr si arritje emërimin e koordinatorit për integrim evropian, në vend të asaj, Qeveria juaj është dashur të ketë seriozitet, një ministër për Integrim Evropian”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.
