DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Raporti i BE-së zbulon barrën e qytetarëve, Visar Ymeri: Kjo është dashur të diskutohet seriozisht!

11 Nëntor 2026
A A
Raporti i BE-së zbulon barrën e qytetarëve, Visar Ymeri: Kjo është dashur të diskutohet seriozisht!
Share on Facebook

Analisti politik Visar Ymeri ka ngritur një çështje të rëndësishme që lidhet me gjendjen e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke iu referuar të dhënave të paraqitura në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026.

Duke folur në emisionin “Forum” në DTV Media, ku temë diskutimi ishte Raporti i Progresit për Kosovën, Ymeri tha se një prej të dhënave më shqetësuese është fakti se rreth 40 për qind e shpenzimeve shëndetësore mbulohen drejtpërdrejt nga xhepat e qytetarëve.

Ai shtroi pyetjen se pse një çështje kaq e rëndësishme nuk po diskutohet më seriozisht nga institucionet e vendit, veçanërisht nga Qeveria dhe partitë opozitare.

“A nuk është kjo diçka që është dashur të diskutohet fort seriozisht, së pari nga Qeveria e pastaj nga partitë opozitare?”, ishte shqetësimi i Ymerit.

Sipas tij, ekziston një shmangie e debatit për problemet konkrete që prekin qytetarët, ndërsa çështje të tilla si barra financiare për trajtimin shëndetësor nuk po marrin vëmendjen e duhur në diskursin politik.

Edhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën 2026 e konfirmon këtë shqetësim.

Në kapitullin për shëndetësinë publike, Komisioni Evropian vlerëson se rreth 40 për qind e shpenzimeve shëndetësore në Kosovë mbulohen nga pagesat e drejtpërdrejta të qytetarëve.

Raporti thekson gjithashtu se:
– Buxheti për shëndetësi në vitin 2025 ishte 358.8 milionë euro, apo 3.9 për qind e Bruto Produktit Vendor.
– Financimi publik mbetet dukshëm më i ulët sesa mesatarja e Bashkimit Evropian.
– Zbatimi i reformave në sektorin e shëndetësisë po ecën ngadalë.
– Sistemi elektronik shëndetësor mbetet i fragmentuar dhe jo plotësisht funksional.
– Barra financiare është veçanërisht e rëndë për familjet e varfra, pensionistët, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Komisioni Evropian thekson se këto probleme po pengojnë përparimin drejt mbulimit universal shëndetësor dhe po thellojnë pabarazitë në qasjen në shërbime shëndetësore.

Një prej sfidave mbetet edhe funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore, si dhe mungesa e një sistemi efikas të financimit dhe menaxhimit të shërbimeve shëndetësore.

Deklarata e Visar Ymerit rikthen në vëmendje një nga problemet më të ndjeshme për qytetarët: sa duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për t’u trajtuar në një sistem shëndetësor që duhet të ofrojë mbrojtje dhe qasje të barabartë për të gjithë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 788)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 527)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (500)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com