Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me Finlandën në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.
Takimi do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku djelmoshat e Maranit do të synojnë të marrin tri pikët para tifozëve të tyre.
Në përballjen e parë mes dy kombëtareve, Shqipëria kishte pësuar humbje, ndërsa një nga faktorët që ndikoi në rezultatin e takimit ishte edhe kartoni i kuq i marrë në minutat e para të ndeshjes.
Këtë herë, “kuqezinjtë” synojnë një rezultat tjetër dhe do të kërkojnë fitoren në shtëpi.
