DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e Arlinda Zekajt – gjykimi nuk mbahet sot

12 Nëntor 2026
A A
Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e Arlinda Zekajt – gjykimi nuk mbahet sot
Share on Facebook

Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të së ndjerës Arlinda Zekaj, e paraparë të mbahej sot, më 12 nëntor 2026, në Gjykatën Themelore në Pejë, është shtyrë për një datë tjetër.

Jeton Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja”, pasi sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, dyshohet se kishte kërcënuar seriozisht ish-bashkëshorten e tij.

“Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dora ime”, janë disa nga kërcënimet që, sipas aktakuzës, i akuzuari ia kishte drejtuar Arlindës.

Seanca ishte paraparë të zhvillohej me dyer të mbyllura, pa praninë e publikut dhe mediave.

Kërkesa për shtyrje është bërë nga mbrojtja e Arlinda Zekaj Avokati Besnik R.Berisha.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj, vëllai i Jeton Sylajt.

Ende nuk është konfirmuar data e re e mbajtjes së seancës, ndërsa arsyeja e shtyrjes nuk është bërë e ditur.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 789)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 540)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (501)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com