Një person është vënë në pranga nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë” në fshatin Debëlldeh të komunës së Vitisë.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti është denoncuar nga viktima, i cili ka deklaruar se është goditur me traktor nga i dyshuari, i cili menjëherë pas aktit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitë policore kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin lidhur me këtë rast.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
