Aleanca do ta mbështesë procedimin për rivotimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ashtu siç po kërkon Partia Demokratike e Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, tha në Komisionin parlamentar për Legjislacion se janë pro mënyrës që propozoi PDK-ja.
Tahiri tha se pas rivotimit, kërkojnë që amendamentimi i tij të bëhet “me shpejtësi të dritës”.
Ai tha se Aleanca kërkonë që menjëherë pas miratimit të nisë procesi i amendamentimit të ligjit.
