DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Anton Quni thotë se është linçuar në media dhe rrjete sociale pasi djali i tij iu bashkua ushtrisë kroate

12 Nëntor 2026
A A
Anton Quni thotë se është linçuar në media dhe rrjete sociale pasi djali i tij iu bashkua ushtrisë kroate
Share on Facebook

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, është deklaruar sot në seancën plenare, lidhur me betimin ushtarak të djalit të tij Driton Quni, në Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë.

Quni kishte njoftuar ditë më parë për këtë lajm në rrjetin e tij social Facebook, por sot ai tha që për shkak të këtij lajmi ai është linçuar në media dhe rrjete sociale.

“Për fat të keq ky gëzim prindëror u bë shënjestër e një fushate të ulët linçimi, dezinformimi dhe keqpërdorimi nga disa media dhe profile publike”, tha Quni.

Ai poashtu shtoi se Dritoni përveç se ka shtetësinë kosovare, gjithashtu gëzon edhe shtetësinë kroate, dhe se ai iu ka përgjigjur ftesës ligjore për shërbimin obligativ ushtarak ashtu si qindra të rinj shqiptarë në vende të tjera perëndimore.

“U tha se kam keqpërdorur autoritetin tim politik si deputet për ta dërguar djalin në një ushtri të huaj. Dritoni ka lindur, është shkolluar dhe jeton në Kosovë. Ai nuk është dërguar atje me ndonjë ndikim politik, privilegj apo proteksion, por për shkak të një fakti të thjeshtë: ai krahas shtetësisë së Kosovës, gëzon edhe atë të Kroacisë. Si çdo shtetas tjetër i atij vendi, ai iu përgjigj ftesës ligjore për shërbimin obligativ ushtarak, njësoj si qindra të rinj shqiptarë, që shërbejnë në ushtri të vendeve perëndimore e rajonale si në Zvicër, Austri e shtete tjera”, deklaroi Quni.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 789)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 565)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (501)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com