DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nëntë zyrtarë të delegacionit somalez zhduken në Kosovë, MPJD kërkon përgjigje nga Somalia

12 Nëntor 2026
A A
Nëntë zyrtarë të delegacionit somalez zhduken në Kosovë, MPJD kërkon përgjigje nga Somalia
Share on Facebook

osova i ka kërkuar zyrtarisht Qeverisë së Somalisë sqarime për vendndodhjen dhe sigurinë e nëntë anëtarëve të një delegacioni zyrtar somalez, të cilët raportohet se janë larguar nga akomodimi i tyre në Prishtinë, pasi kishin arritur në Kosovë në fund të muajit tetor.

Mediumi somalez “Garowe Online” raporton se autoritetet kosovare kanë kërkuar informacione për fatin e nëntë personave, vendndodhja e të cilëve mbetet e pakonfirmuar.

Në një letër diplomatike të datës 30 tetor 2026, të publikuar nga mediat somaleze dhe që pretendohet se është lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, shprehet shqetësim serioz për rrethanat e largimit të tyre.

Sipas dokumentit, vendndodhja dhe gjendja e nëntë personave, si dhe mundësia që ata të jenë larguar nga territori i Kosovës, mbeteshin të pakonfirmuara.

Komunikimi diplomatik, i përbërë nga dy faqe dhe i lëshuar në formën e një note verbale me numër reference 4868-561/26, i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Somalisë.

Sipas notës verbale, delegacioni somalez kishte arritur në Kosovë më 25 tetor 2026, në orën 19:45, përmes një fluturimi të kompanisë “Turkish Airlines”.

Delegacioni udhëhiqej nga Said Mohamed Mohamud, ministër shtetëror për Punët Publike, Banimin dhe Rindërtimin në Somali, dhe Fartuun Abdikadir Farah, zëvendësministre e Porteve. Ata shoqëroheshin nga përfaqësues dhe anëtarë të tjerë të delegacionit.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet e regjistruara nga Protokolli Shtetëror, nëntë anëtarët shoqërues të delegacionit ishin personat për të cilët kërkoheshin sqarime.

Nëntë personat u larguan nga akomodimi pa njoftuar autoritetet

Sipas përmbajtjes së letrës diplomatike, më 28 tetor, derisa po përgatitej programi i planifikuar i delegacionit dhe transferimi i tij drejt aeroportit, Protokolli Shtetëror ishte njoftuar se nëntë personat ishin larguar nga akomodimi i tyre në mbrëmjen e 27 tetorit, rreth orës 19:10.

Ata po qëndronin në një resort vilash në periferi të Prishtinës dhe, sipas dokumentit, ishin larguar pa njoftuar autoritetet përgjegjëse, të cilat duhej t’i shoqëronin gjatë qëndrimit në Kosovë.

Informacionet paraprake, sipas Ministrisë së Jashtme, sugjeronin se nëntë personat ishin larguar në mënyrë të pavarur nga akomodimi dhe mund të kishin udhëtuar drejt një lokacioni tjetër jashtë vendit.

Megjithatë, Ministria ka theksuar se këto informacione nuk përbënin konfirmim për vendndodhjen e tyre dhe as dëshmi se ata kishin dalë realisht nga territori i Kosovës.

Në notën verbale bëhet e ditur se Protokolli Shtetëror kishte tentuar të siguronte sqarime përmes përfaqësuesve të delegacionit, por deri në përgatitjen e komunikimit nuk kishte marrë informacione konkrete për vendndodhjen e nëntë personave.

Dy zyrtarët e lartë somalezë u larguan nga Kosova

Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se ministri shtetëror Said Mohamed Mohamud ishte larguar nga Kosova më 28 tetor, ndërsa zëvendësministrja Fartuun Abdikadir Farah ishte larguar po atë ditë, në një orar më të vonshëm.

Në anën tjetër, nëntë anëtarët shoqërues nuk ishin paraqitur në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku pritej të niseshin sipas itinerarit të planifikuar.

Për rrjedhojë, Kosova ka bërë të ditur se nuk kishte asnjë konfirmim për vendndodhjen e tyre, statusin e qëndrimit apo largimin e mundshëm nga territori i saj.

Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka kërkuar Qeverisë së Somalisë të sqarojë rrethanat e largimit të nëntë personave, si dhe të ofrojë informacione për vendndodhjen dhe sigurinë e tyre aktuale.

Po ashtu, Mogadishut i është kërkuar të sigurojë që autoritetet kompetente të Kosovës dhe Protokolli Shtetëror të njoftohen për çdo ndryshim në organizimin e udhëtimit të delegacionit, përfshirë planet për qëndrimin dhe largimin e anëtarëve të tij.

Dy ministra në Somali raportohet se janë shkarkuar

Rasti raportohet të ketë shkaktuar pasoja politike edhe në Somali. Sipas raportimeve, dy ministra federalë janë shkarkuar nga detyra, nën dyshimet se kishin lehtësuar organizimin e udhëtimit të nëntë personave në këmbim të parave.

Sipas pretendimeve të publikuara nga mediumi somalez, të rinjtë ishin paraqitur si punonjës të institucioneve qeveritare dhe ishin përfshirë në delegacionin zyrtar me qëllim të sigurimit të vizave për udhëtim.

Megjithatë, në letrën diplomatike të autoriteteve kosovare nuk përmenden pagesa, shitje vizash apo përfshirja e pretenduar e ministrave somalezë në këtë çështje.

Ndërkohë, burime të mediumit somalez, të cilat pretendojnë se kanë njohuri për rastin, kanë deklaruar se nëntë personat më pas kishin udhëtuar drejt vendeve të tjera dhe kishin kërkuar azil.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 789)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 578)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (501)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com