DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ligji për Specialen, Ermal Sadiku: Çdo reagim i aleatëve duhet të shihet me shqetësim

12 Nëntor 2026
A A
Sadiku: Haxhiu po ushtron tri funksione, kjo është katrahurë institucionale
Share on Facebook

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka deklaruar se qëndrimi i kësaj partie për Ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara mbetet i pandryshuar.

Ai ka thënë se LDK-ja do ta ndryshonte votën vetëm nëse ndryshimet në këtë ligj do të bëheshin me përfshirjen dhe pajtimin e të gjitha partive politike.

“Nuk ka ndërruar diçka në LDK, është qëndrimi i njëjtë nga ai që kemi pasur. Po qe se ky ligj amandamentohet me gjëra ku bashkërisht ulen të gjitha partitë politike, nëse amandamentohet me kërkesë për financim më të madh, mbikëqyrje më të madhe të gjykatës e gjëra të tilla që janë të dobishme dhe të vlefshme, atëherë secila parti ish dashtë me përkrahë”, ka thënë ai.

Sadiku ka vlerësuar se reagimet e ndërkombëtarëve, të cilat kanë ardhur edhe gjatë ditës së sotme, duhet të shihen me shqetësim. Ai ka theksuar se Kosova duhet të ketë kujdes në raport me Bashkimin Evropian dhe aleatët e saj.

“Normalisht duhet të kemi kujdes me BE-në, aleatët. Çdo reagim i aleatëve duhet të shihet me shqetësim. Vizioni ynë ka qenë dhe mbetet i qartë që shtetin e Kosovës do ta ndërtojmë e zhvillojmë bashkë me aleatët”, ka deklaruar Sadiku.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka futur sot në rend dite diskutimin për Ligjin për Specialen, por seanca është ndërprerë dhe pritet të vazhdojë nesër.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që ligji të miratohet pa ndryshime, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar që të mos ketë nguti dhe të mos përsëriten gabimet e mëparshme.

Mundësia që ky ligj të miratohet nesër në Kuvend ka nxitur reagime edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadat e vendeve të tjera të BE-së, përfshirë ato të Gjermanisë dhe Italisë, të cilat kanë shprehur shqetësimin në rast se ligji miratohet.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë. Ajo ka kërkuar që të zhvillohen konsultime, duke shtuar se miratimi i një ligji të tillë është kundër interesave të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 789)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 590)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (503)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com