Pesë nxënës të një shkolle të mesme janë përfshirë në një përleshje fizike në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 10:55.
Si pasojë e përleshjes, dy nxënës kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se janë rrahur në mes veti pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë – nxënës të shkollës së mesme. Si pasojë e kësaj lëndime kanë pësuar dy nxënës, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
