Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kërkuar që procedura të përshpejtohet.
“Nëse ka mundësi procedurën me shkurtu, tu e ditë që ka koncensus të plotë”, i tha Tahiri kryetares së Kuvendit.
Ndërkaq, Haxhiu iu përgjigj me humor: “Më shpejt se kaq s’mund ta bëj, përveç se kaq kur e kemi zgjedh presidenten”.
“Më shpejt se kaq nuk mund të bëhet, përveç kur e kemi zgjedhur presidenten. Ajo seancë u shikua shumë dhe u komentua shumë për shpejtësinë tonë që kemi pasur dhe kemi bërë shumë mirë”, tha ajo.
Përgjigjja e kryetares së Kuvendit shkaktoi të qeshura në sallën e Kuvendit.
