DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ismet Beqiri shpërthen ndaj zhvillimeve në LDK: Ata që s’i sollën asnjë votë po u japin leksione atyre që e ndërtuan partinë

14 Nëntor 2026
A A
Ismet Beqiri shpërthen ndaj zhvillimeve në LDK: Ata që s’i sollën asnjë votë po u japin leksione atyre që e ndërtuan partinë
Share on Facebook

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj partie, nuk nënkupton të heshtësh përballë gabimeve.

Në një shkrim të gjatë, Beqiri deklaroi se LDK-ja është ndërtuar me sakrificë, përkushtim dhe kontribut të njerëzve që i qëndruan pranë në më të vështirat ditë.

“Është e papranueshme që njerëz që nuk kanë sjellë asnjë votë, nuk kanë dhënë asnjë kontribut të mirëfilltë dhe nuk kanë qenë pranë LDK-së kur kishte më së shumti nevojë, sot marrin guximin t’u japin leksione atyre që janë pjesë e historisë së saj. Para se të gjykosh kontributin e dikujt tjetër, pyete veten çfarë ke bërë ti për LDK-në?” shkroi ai.

Duke vlerësuar se LDK-së u mungon guximi për të pranuar kritikat, Beqiri thotë se partia nuk duhet të jetë pronë e askujt.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të jesh pjesë e LDK-së nuk nënkupton të heshtësh përballë gabimeve, as të pajtohesh me çdo vendim vetëm për të dëshmuar besnikëri. Përkundrazi, besnikëria ndaj LDK-së dëshmohet pikërisht atëherë kur ke guximin të flasësh, të kritikosh dhe të kërkosh përgjegjësi kur gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur.

LDK-ja nuk është ndërtuar brenda natës. Ajo është ndërtuar me sakrificë, përkushtim dhe kontribut të njerëzve që kanë qëndruar pranë saj edhe në ditët më të vështira. Prandaj, është e dhimbshme të shohësh se pikërisht ata që kontribuan për këtë parti sot shpërfillen dhe lihen anash.

Është e papranueshme që njerëz që nuk kanë sjellë asnjë votë, nuk kanë dhënë asnjë kontribut të mirëfilltë dhe nuk kanë qenë pranë LDK-së kur kishte më së shumti nevojë, sot marrin guximin t’u japin leksione atyre që janë pjesë e historisë së saj. Para se të gjykosh kontributin e dikujt tjetër, pyete veten çfarë ke bërë ti për LDK-në?

Por shqetësuese nuk është vetëm kjo. Edhe më e rëndë është heshtja e vetë LDK-së. Një parti që dikur kishte zë, qëndrim dhe ndikim në çdo zhvillim politik, sot shpesh duket sikur ka humbur guximin për të reaguar dhe për të qenë aty ku pritet të jetë.

Askush nuk mund ta mohojë rolin historik të LDK-së në shtetndërtimin e Kosovës. Por historia dhe meritat e së kaluarës nuk mund të përdoren pafundësisht për të justifikuar dobësitë dhe dështimet e së tashmes.

Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan LDK-në. Nuk mund të kërkosh respekt duke mos respektuar kontributin e të tjerëve. Dhe nuk mund të pretendosh ndryshim, nëse nuk ke guximin të ndryshosh vetë.

LDK-së nuk i mungojnë njerëzit me kontribut, as historia dhe as vlerat. I mungon guximi për ta dëgjuar kritikën, për ta respektuar kontributin dhe për ta përballur realitetin.

Sepse LDK-ja nuk duhet të jetë pronë e askujt, por shtëpi e të gjithë atyre që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për të.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 792)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 654)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (507)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com