DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U arratis gjatë ceremonisë mortore të vëllait, arrestohet shqiptari në Australi

15 Nëntor 2026
A A
U arratis gjatë ceremonisë mortore të vëllait, arrestohet shqiptari në Australi
Share on Facebook

Një shtetas shqiptar, i dyshuar për trafik droge, i cili ishte arratisur gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Melburn të Australisë, është arrestuar sërish në shtetin e Queensland.

Orijol Rukaj, 47 vjeç, u arrestua të premten në Bamaga, pranë gadishullit Cape York, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Queensland dhe detektivë të Njësisë së Personave në Kërkim dhe Njësisë së Krimeve të Rënda të Drogës të Policisë së Viktorias.

Rukaj, i cili mbahej në burgun Marngoneet Correctional Centre për akuza të rënda që lidhen me drogën, përfshirë posedimin e një sasie kokaine që klasifikohet si sasi tregtare, kishte marrë leje të posaçme për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të vëllait të tij, më 25 prill, në varrezat e Keilor East.

Megjithatë, pavarësisht se ishte i prangosur dhe nën mbikëqyrjen e punonjësve të shërbimit korrektues, 47-vjeçari arriti të largohej pa u vënë re. Arratisja e tij, e lidhur nga autoritetet me persona me kontakte në krimin e organizuar shqiptar, vuri në lëvizje një operacion të gjerë kërkimi nga policia.

Sipas dëshmitarëve, Rukaj kishte ndihmuar në mbajtjen e arkivolit të vëllait gjatë daljes nga varrezat. Më pas, ai dyshohet se përfitoi nga prania e rreth 300 personave në ceremoninë mortore për t’u larguar mes turmës. Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë larguar me një automjet tip Toyota LandCruiser të zi.

Në muajin qershor, policia kontrolloi 20 prona në Melburn, të lidhura me familjarë dhe persona të afërt të Rukajt, por deri të premten nuk kishte pasur asnjë gjurmë të tij.

Aktualisht, Rukaj ndodhet në paraburgim në Queensland. Detektivët e Njësisë së Personave në Kërkim të Policisë së Viktorias pritet të kërkojnë ekstradimin e tij drejt këtij shteti, ndërsa në ditët në vijim do ta marrin në pyetje lidhur me arratisjen.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 792)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 675)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (508)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com