DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sveçla mirëpret aksionin “Heshtja”: Gjashtë të arrestuar dhe 1.6 kilogramë kokainë të sekuestruar

15 Nëntor 2026
A A
Share on Facebook

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorisë, i cili rezultoi me goditjen e një grupi të organizuar kriminal që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës në rajonin e Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja” janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, substanca të tjera narkotike, përfshirë marihuanë dhe ekstazi, si dhe asete në vlerë të përgjithshme prej rreth 301 mijë eurosh.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të hetimeve profesionale në luftimin e krimit të organizuar.

“Beteja jonë përballë kësaj dukurie, e cila prek të gjithë shoqërinë tonë e veçanërisht të rinjtë, është e vazhdueshme, e pandalshme dhe e pakompromis”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, ministri ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbështesin dhe fuqizojnë veprimet e institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, me qëllim të goditjes së grupeve kriminale në çdo nivel të organizimit të tyre.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 792)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 687)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (509)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com