DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dimrit

16 Nëntor 2026
A A
Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dimrit
Share on Facebook

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke e cilësuar atë si të dyshimtë dhe si përpjekje për të mbuluar problemet në sektorin energjetik.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka thënë se ky vendim dëshmon, sipas tij, se pretendimet e opozitës për pazare me energjinë e Serbisë dhe atë që e quan “mafia energjetike” kanë qenë të vërteta.

Ai ka ngritur dyshime edhe për kohën kur po merret ky vendim, duke pretenduar se Qeveria po e përdor atë si “perde tymi” për t’i arsyetuar ndërprerjet dhe reduktimet e mundshme të energjisë elektrike gjatë dimrit.

“Për një mandat të tërë e lanë Kosovën pa asnjë zgjidhje të qëndrueshme energjetike, ndërsa buxhetit të shtetit iu zhvaten miliona euro në kontrata e tregti të dyshimta”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm për të gjitha paratë e shpenzuara në sektorin e energjisë, duke thënë se një vendim i vonuar nuk mund ta amnistojë koston financiare që, sipas tij, u është faturuar qytetarëve.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së hënës, ka marrë tri vendime që lidhen me sektorin energjetik.

Përveç ndalimit të tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, Qeveria ka vendosur t’i japë Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) obligim publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor.

Masa e tretë parasheh ndërhyrje emergjente në sektorin e energjisë, përmes së cilës ndërmarrja Ibër-Lepenc do të obligohet ta shesë energjinë për furnizimin e shërbimit publik.

Kryeministri Albin Kurti ka arsyetuar ndalimin e tregtimit me kompanitë serbe me bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtimin e energjisë nga Serbia. Sipas tij, kjo gjendje po vazhdon tash e gjashtë vjet, pavarësisht përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes përmes mekanizmave të Bashkimit Evropian.

Ai ka paralajmëruar se masa ndaj kompanive serbe mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim nga Beogradi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 792)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 705)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (509)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com