DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete

16 Nëntor 2026
A A
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Share on Facebook

Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë personat e arrestuar të shtunën për trafikim të drogës.

E ndaluara bashkë me ish-ministrin Astrit Haraqija dhe katër të tjerë në një operacion anti-drogë të Policisë së Kosovës, është Albana Xhemajli, 26-vjeçare, me origjinë nga Komuna e Vitisë.

Ajo, bashkë me pesë të dyshuarit e tjerë për trafikim droge, u paraqitën sot në seancën e procedurës paraprake, ku pritet të njoftohen me vendimin për masën e sigurisë.

26-vjeçarja është motra e Arbiana Xhemajlit, anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidates për deputete në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Xhemajli dyshohet se bashkëjetonte me Jeton Stanovcin, njërin nga gjashtë të arrestuarit në operacionin policor të së shtunës. Ajo dyshohet se mblidhte paratë e fituara nga aktiviteti kriminal, bazuar në dosjen e Prokurorisë.

Sipas të dhënave publike, e ndaluara për trafikim të substancave narkotike është teknike e farmacisë me profesion.

Në operacionin e koduar “Heshtja”, Policia sekuestroi 1.6 kilogramë kokainë me vlerë të përllogaritur rreth 111 mijë euro, si dhe gjashtë vetura të markave luksoze si Mercedes, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 792)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 707)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (509)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com