Në fshatin Koshuticë të Leposaviqit policia ka ndaluar veturën me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, e që ishte rrugëve ilegale në drejtim të Serbisë.
Në raportn 24-orësh të Policisë së Kosovës theksohet se gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte disa pajisje elektrike për të cilat nuk kishte dokument përcjellës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa vetura me mall u dërgua në terminal doganor.