DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxhaj kritikon komisioneren Kos: Po lobon për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, në Bruksel u interpretua edhe këngë nacionaliste serbe

16 Nëntor 2026
A A
Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë marrë peng padrejtësisht nga BE-ja
Share on Facebook

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas interpretimit të melodisë së një kënge, të cilën e cilësoi si nacionaliste serbe, gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e ka cilësuar këtë ngjarje si “më shumë se skandaloze”, duke pretenduar se kënga mohon shtetësinë e Kosovës dhe shpreh pretendime territoriale ndaj saj.

“Kosova e ka vendin në tryezën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Nacionalizmi serb nuk e ka vendin në skenën e tij”, ka shkruar Hoxhaj.

Në reagimin e tij, deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të cilën e ka akuzuar se po lobon për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.

Hoxhaj ka kundërshtuar gjithashtu, siç ka thënë ai, presionin kundër Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar të padrejtë verdiktin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka theksuar se Kosova nuk duhet të heshtë kur, sipas tij, vihet në pikëpyetje liria dhe pavarësia e vendit.

“Nuk do të heshtim kur vihet në pikëpyetje liria dhe pavarësia e Kosovës. Këtë ua kam thënë partnerëve tanë evropianë atëherë dhe ua them edhe sot”, ka shkruar Hoxhaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 792)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 710)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (509)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com