DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Parandalohet kontrabanda me mallra në Han të Elezit, Policia arreston tre persona – dërgohen në mbajtje

21 Shkurt 2025
A A
Parandalohet kontrabanda me mallra në Han të Elezit, Policia arreston tre persona – dërgohen në mbajtje
Share on FacebookShare on Twitter

Njësitë patrulluese të Policisë Kufitare nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Hani i Elezit, kanë parandaluar një rast të kontrabandës në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rreth orës 03:20 të mëngjesit, gjatë patrullimit në fshatin Seqishtë, policia ka ndaluar tri automjete që dyshohej se po transportonin mallra të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme komerciale, përfshirë veshmbathje, bizhuteri, aksesorë dhe mjete pune, të cilët dyshohet se ishin destinuar për kontrabandë drejt Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar tre persona të dyshuar: M.B. (23 vjeç), A.N. (32 vjeç) dhe I.L. (19 vjeç).

Dy të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa njëri është shtetas i Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa mallrat dhe automjetet e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor në Han të Elezit.

KATEGORITË

  • Botë (1 000)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 795)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (123)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com