DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Mbyllja e strukturave që ofrojnë shërbime themelore për serbët në Kosovë”, BE: Të adresohen ndërmjet palëve

21 Shkurt 2025
A A
BE: Dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është çështje kyçe dhe prioritare
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian është informuar rreth operacioneve të reja kundër strukturave të mbështetura nga Serbia, ndërsa akoma po pret detajet e mëtejshme në mënyrë që të vërtetohen të gjitha faktet.

Zyrtarët e Brukselit nënvizojnë se statusi i këtyre strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Asnjë institucion shëndetësor dhe arsimor i mbështetur nga Serbia, as struktura të tjera të mbështetura nga Serbia që ofrojnë shërbime sociale bazë nuk duhet të mbyllen”, porositet nga Komsioni Evropian në një përgjigje me shkrim dërguar medieve.

“Mbyllja e strukturave ekzistuese që ofrojnë shërbime themelore sociale për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera, pa ndonjë marrëveshje alternative të rënë dakord paraprakisht, ndikon negativisht në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së këtyre komuniteteve dhe dëmton drejtpërdrejt përpjekjet për normalizim”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të gjitha këto çështje duhet të adresohen ndërmjet palëve.

Konfirmohet gjithashtu se emisari evropian për dialog Peter Sorensen është i gatshëm që të ndihmojë mbajtjen e këtyre diskutimeve.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 685)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com