U gjet në varrezën masive në Kalludër, Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në Mitrovicë

Facebook
WhatsApp

Më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar, Adem Ademi do të rivarroset në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, i cili ka njoftuar se para ceremonisë së rivarrimit do të mbahet një mbledhje komemorative, e organizuar nga Komuna e Mitrovicës, me fillim nga ora 12:00.

Ademi ishte njëri nga tre pjesëtarët e Grupit të Intelektualëve, të cilët u gjetën në një varrezë masive në Kalludër të Zveçanit.

Bashkë me të ishin gjetur edhe Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti.

Rivarrimi i Adem Ademit në Ditën e Flamurit do të shënojë një moment të rëndësishëm për familjen dhe kujtesën kolektive të qytetarëve të Mitrovicës.

Related Posts