Nxënësit e klasës së VIII-të në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë kanë zhvilluar aktivitete praktike në kuadër të lëndës së Fizikës, me qëllim të zbatimit të njohurive të fituara gjatë mësimit.
Nën udhëheqjen e arsimtarit Ramadan Beqiri, nxënësit kanë punuar në zgjidhjen e detyrave numerike, përmes të cilave kanë ushtruar përdorimin e formulave fizike, kryerjen e llogaritjeve dhe zbatimin e koncepteve të mësuara.
Ky aktivitet u ka mundësuar nxënësve që njohuritë teorike t’i zbatojnë në ushtrime konkrete, duke zhvilluar më tej shkathtësitë e tyre në lëndën e Fizikës.
Aktiviteti është bërë i ditur nga shkolla përmes një publikimi në rrjetet sociale.




















