Haxhiu: Vitet 1989–1995 ishin periudha e pushtetit moral të Rugovës dhe LDK-së

Facebook
WhatsApp

Gazetari Baton Haxhiu, në emisionin “Jetë o Jetë” në DTV Media, ka folur për rolin e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe rëndësinë e politikës së tij paqësore në periudhën e viteve 1989–1995.

Sipas Haxhiut, gjatë kësaj periudhe, Ibrahim Rugova arriti që me variantin e paqes ta mbante vëmendjen e botës te Kosova.

Ai e cilësoi periudhën 1989–1995 si kohën e pushtetit moral të Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Haxhiu theksoi se gjatë kësaj kohe, LDK-ja ishte shndërruar në një strehë për të gjithë ata që angazhoheshin dhe luftonin për Kosovën, duke u bërë një pikë e rëndësishme e organizimit dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve.

Për të ndjekur diskutimin e plotë të Baton Haxhiut në emisionin “Jetë o Jetë”, ndiqni videot më poshtë.

 

Related Posts