DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Maqedonci krahason Kosovën me Francën, në aspektin ushtarak

21 Shkurt 2025
A A
Maqedonci krahason Kosovën me Francën, në aspektin ushtarak
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë paraqitjes në një forum ka krahasuar Kosovën me Francën, dhe këtë, derisa po fliste për planet e Qeverisë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti për të ndërtuar në një fabrikë municioni.

Fillimisht, Ministria e Mbrojtjes të premten njoftoi se ministri Maqedonci po mer pjesë në Forumin e Sigurisë së Halifaxit të zhvilluar në Taipei të Tajvanit.

Nga atje, Maqedonci ka thënë se Kosova po ndërton fabrikë municioni, ndërsa Franca ende s’e ka një të tillë, transmeton nacionale.

“Kjo administratë në ShBA po përsërit nevojën për më shumë investime në mbrojtje dhe siguri në Evropë. Ndoshta unë vij nga kjo prapavijë. Por unë shoh që Evropa nuk ka bërë shumë për t’i ndërtuar kapacitetet e saj, dhe duke u varur vazhdimisht nga ShBA-ja…Në këtë drejtim, justifikoj kërkesën e administratës Trump për më shumë investime në mbrojtje.

Për shembull, Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion, dhe Franca ende s’e ka këtë” – ka thënë ai.

Këtu, theksojme se Franca është një prej fuqive bërthamore. Shteti francez, sipas raportimeve, ka rreth 290 armë bërthamore.

KATEGORITË

  • Botë (1 149)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 809)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (968)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com