Kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Komunën e Vushtrrisë.
Limaj ka thënë se Kosova ka nevojë për të rikthyer zërin e arsyes.
Postimi i plotë:
Vushtrria është mobilizuar fuqishëm për Kosovën fituese, #VeçVEPRA, sepse, si kurrë më parë, Kosova ka nevojë për të rikthyer zërin e arsyes, njerëz që pas vetes kanë veçVEPRA.
Koalicioni ynë është bashkuar për Kosovën, për pavarsinë energjetike, zhvillimin ekonomik, anëtarësimin në NATO dhe mirëqenien për çdo qytetar.