DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gazetat amerikane publikojnë fotografi të Frank Wisner me Nënë Terezën dhe Fatmir Sejdiun

24 Shkurt 2025
A A
Gazetat amerikane publikojnë fotografi të Frank Wisner me Nënë Terezën dhe Fatmir Sejdiun
Share on FacebookShare on Twitter

Frank Wisner, burrshtetasi i politikës së jashtme amerikane, që siç e përshkruan Washington Post, ishte i vendosur të bëhej diplomat kur ishte vetëm 13 vjeç, ka vdekur sot, në moshën 86-vjeçare.

Mediat më të mëdha amerikane si The New York Times dhe Washington Post kanë shkruar për karrierën e Wisner, duke publikuar edhe fotografi të tij me shqiptaren Nënë Tereza dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Administrata e George W. Bush kishte kërkuar ndihmën e Wisner në vitin 2005 për të negociuar statusin e Kosovës si shtet sovran, një përpjekje që rezultoi “kryesisht e suksesshme”, siç shkruan WP – edhe pse Wisner u ankua që Serbia, fqinji verior i Kosovës, ende refuzonte ta njihte pavarësinë e vendit.

Në vitin 1996, Wisner e takonte Nënë Terezën, kur po shërbente si ambasador i SHBA-së në Indi. Siç shihet në një fotografi të publikuar nga gazetat më të mëdha amerikane, ai ia jep asaj një çmim për shtetësi nderi amerikane.

Ato publikuan edhe një fotografi të Frank Wisner me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu në vitin 2006, kur po vinte pavarësia.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 480)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 510)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com