Deputetja e sapo zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka konfirmuar se partia e saj do të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, nëse brenda afatit ligjor prej 48 orësh thirret seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Kadrijaj u përgjigj shkurtimisht lidhur me këtë çështje, pa ofruar detaje shtesë.
“Po, do të jemi prezent”, deklaroi ajo.